Bëhet fjalë për të shumënjohurin Muamer Zukorliç, drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe anëtar i parlamentit serb.
Një figurë e shquar fetare jo vetëm në Serbi por dhe në rajon, i njohur si sfidant dhe në politikë, garuar dhe për president të Serbisë, ishte vetë ai që e konfirmoi infektimin.
Zukorliç shprehet se ka pasur komplikime ditët e mëparshme, por që tani është më mirë e po merr trajtim në shtëpi.
“Para një ndërlikim. Nuk kam ethe, por kam pasur të gjitha simptomat e tjera. Probleme të mushkërive, kollë, dobësim te organizmit ”, tha Zukorliç, i njohur dhe për përgatitjen e tij fizike nga të marrurit gjithnjë me sport.
I pyetur nëse e dinte si u infektua, Zukorliç tha se nuk ishte e mundur të dihej.
“Vetëm Zoti e di,” shtoi ai. /tesheshi.com/