Në Shqipëri janë shënuar dy të infektuar më pak se një ditë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre me “djallin” Corona në organizëm në 223. Ndërkohë, të shëruarit kanë shkuar në 44 sosh. Por krahas tyre ka dhe një jetë tjetër të humbur, duke e cuar numrin e atyre që Corona u nërpreu jetën në 11.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’ kemi një pacient të shtruar.
Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë“, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, harta mbetet po ajo, pa qytet të ri të shtuar:
– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast. /tesheshi.com/