Të paktën 31 persona janë plagosur, më pak se 10 ën gjendje të rëndë, nga një shpërthim i fuqishëm në një kafene në Ferizaj.
Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, por dyshohet për bombul gazi. Mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë.
Drejtori i spitalit në Ferizaj, Jeton Zeqiri, tha se 22 persona të lënduar në shpërthim morrën trajtim aty, si dhe se tetë u transferuan në qendrën klinike të Prishtinës për shkak të ashpërsisë së lëndimeve.
“Katër persona pësuan djegie serioze dhe rrezikojnë të vdesin,” tha Zeqiri.
Shkaku i saktë i shpërthimit është ende i panjohur, por media e Prishtinës thotë se ka shumë të ngjarë të ishte një shpërthim i një bombole gazi.
Forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekuipazhe të ambulancës janë rreth vendit të shpërthimit. /tesheshi.com/