Argjentina fitoi titullin rekord të 16-të të Kupës së Amerikës të dielën, duke mposhtur Kolumbinë 1-0 në finalen e luajtur në stadiumin “Hard Rock” në Florida.
Lojtari i Interit, Lautaro Martinez, shënoi golin vendimtar në kohën shtesë.
Martinez, golashënuesi më i mirë i turneut, shënoi një asistim nga Giovani Lo Celso në minutën e 112-të, duke mposhtur portierin kolumbian Camilo Vargas.
Titulli më i fundit i Argjentinës erdhi pas triumfeve në Kupën e Botës 2022 dhe Copa America 2021.
Ky është ndoshta turneu i fundit ndërkombëtar për tetë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.
Ndeshja u shty për më shumë se një orë pasi mijëra tifozë pa bileta tentuan të hynin në stadium. /tesheshi.com/