Simone Mastrelli, 30 vjeç, u dënua me tre vjet burg për përpjekjen për të vrarë një tifoz të Liverpool-it para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të luajtur në prill të vitit të kaluar.
Një përplasje e madhe ndodhi para ndeshjes përballë stadiumit Anfield kur Sean Cox u godit nga një objekt metalik në kokën.
Tifozi i pafat e Liverpool-it pësoi lëndime të rënda në kokë dhe qëndroi në koma për tre muaj dhe ende është në rehabilitim.
Sulmi ndodhi pasi Cox dhe vëllai i tij ishin ndër tifozët më të nxehtë në Romë. Pastaj Mastrelli e sulmoi dhe e rrëzoi atë, siç u provua nga kamerat e vëzhgimit.
Mastrelli u arrestua muajin e kaluar në Itali në bazë të një urdhër-arresti evropian dhe pastaj u ekstradua në policinë e Mbretërisë së Bashkuar
Një gjykatë në Preston e deklaroi fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, duke vemdosur për të tre vjet burg. /tesheshi.com/