Një sasi municionesh të mbetura nga kushedi se ç’kohë, u gjendën në Pukë nga brigadat xheniere të Forcave të Armatosura shqiptare.
Sasia është zbuluar në një zonë ku një ditë më parë punëtoret e pastrimit hasën në një predhë 120 mm.
Dhe gjatë një kontrolli më të imtësishëm u hasën 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Dyshimi i parë është për municione të mbetura që nga viti ’97. /tesheshi.com/