Asgjë nuk e tregon ë qartë diversitetin dhe çmendurinë e botës moderne sesa një ikonografi në të cilën tregohet se sa kalori konsumojnë personat në çdo shtet, nëpërmjet ushqimit që konsumojnë.
Në të gjithë botën, mbi 600 milion njerëz janë obezë. Paradoksalisht, jetojmë në nj kohë kur 805 milion njerëz kanë probleme me kequshqyerjen dhe pak ushqyerjen. Obeziteti është një problem shqetësues në vendet perëndimore, por më shumë po përhapet me shpejtësi në vendet aziatike.
Duke parë të dhënat është surprizuese se si obeziteti ka kapur majat dhe është shndërruar në një lloj ‘epidemie’ në shumë shtete. Një mashkull normal ka nevojë për 2500 kalori në ditë, ndërsa një femër ka nevojë për 2000 kalori, e megjithatë, këto shifra tejkalohen shpesh herë./tesheshi.com/