Këta që shikoni në fotografi janë çifti më i vjetër në botë. George Kirby është 103 vjeç ndërsa partnerja e tij, Doreen Luckie është 91. Ata janë të dy me origjinë nga Eastbourne, ku edhe jetojnë prej vitesh.
Çifti është fejuar në vitin 1988, siç rrëfen “Kikapress”, ndërsa dasmën e kanë bërë një vit më vonë, më 13 qershor. Këtë vit ata bëjnë moshën e përgjithshëm të 194 vjet dhe 281 ditë dhe me këto numra do të kalojnë rekordin aktual botëror të moshës më të madhe të partnerëve në një martesë.
“Mendoj se ka ardhur momenti ynë në jetë. Unë në realitet nuk e ndjej plakjen dhe kjo është falë meritës së bashkëshortes sime Doreen, e cila më mban të ri. Më vjen keq që nuk mund të ulem në gjunjë dhe ti kërkoj asaj përsëri dorën për martesë, pasi jam i sigurt se do të ngel i ulur aty përjetë dhe nuk do të mund t ngrihem dot më”,- ka thënë burri.
I lindur në vitin 1912, George ka qenë një mësues i edukimit fizik, ndërsa Doreen ka lindur në vitin 1932 dhe ka punuar si daktilografiste. Ata janë njohur bashkë nëpërmjet një organizate dhe secili prej tyre ka qenë më parë i martuar dhe ka lënë pas trashëgimtarë./tesheshi.com/