Natën e kaluar, mijëra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan në Uashington.
Katër njerëz u vranë, tha policia.
Pas një rrethimi katër orësh të ndërtesës së Kongresit, ligjvënësit u mblodhën përsëri për të vazhduar në verifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Ky i fundit shkroi në Twitter.
“Ajo që kemi parë sot është një kujtesë e dhimbshme se demokracia është e brishtë. Ruajtja e saj kërkon njerëz me vullnet të mirë, udhëheqës që kanë guxim dhe që nuk janë të përkushtuar ndaj pushtetit dhe interesave personale me çdo kusht, por për të mirën e përbashkët”, shkroi Biden. /tesheshi.com/