Një tifoz i Arsenalit që kaloi barrierat e stadiumit Stamford Bridge, vrapoi në fushë për të festuar një gol të Shkodran Mustafit, i cili më pas u anulua për pozicion jashtë loje.
Tifozi që “pushtoi” terrenin e fushës së lojës, u shoqërua menjëherë jashtë stadiumit nga sigurimi i Stamford Bridge. Ai nuk u lejua të qëndronte më në stadium, raporton Daily Mail.
Për fat të keq për të, pas golit të anuluar të Mustafit, Arsenali nuk ishte në gjendje të gjente golin e fitores ndaj Chelsea-t, në ndeshjen që u mbyllë në barazim 0-0. /tesheshi.com/