Në pistën në Monza-s zhvillohet të dielën garën e 14-të Formula 1.
Trajnimet jozyrtare të premten u mbajtën në kushte jo të favorshme moti, gjë që shkaktuan telashe te shumë pilotë.
Një nga ata qe Marcus Ericsson, piloti suedez i një Sauber-i, e cili e pësoi më keq kur makina humbi kontrollin, fluturoi në ajër dhe u ndal e shkalafitur jashtë pistës, afër gardhit rrethues.
“Nuk e di se çfarë ndodhi, por jam mirë”, tha Ericsson, i cili u kthye në boks pas një vizite të shkurtër në qendrën mjekësore. /tesheshi.com/