Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë ishte 14 shtatori i 1998-ës, grusht shteti apo…?!

by te Sheshi
14/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë ishte 14 shtatori i 1998-ës, grusht shteti apo…?!

Parlamenti shqiptar e quajti “grusht shteti” vetëm me votat e socialistëve. Por, në fakt, grusht shteti quhet kur një pjesë e administratës apo e superstrukturës shtetërore, si, për shembull, ushtria, i kundërvihet pushtetit civil. Mediat ndërkombëtare e quajtën një rebelim!

Po, në të vërtetë, çfarë ishte 14 shtatori i vitit 1998, dita që Kryeministria u qëllua me kundërtank dhe me granata dore defensive, që kanë një rreze vrasëse deri në 20 metra?

imagesQë të jemi të saktë me kronologjinë: kjo ditë pason 13 shtatorin, ku sërish u sulmua me armë Kryeministria, ama kësaj here intensiteti i sulmit ishte më i madh.

Më 13 shtator 1998, pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i deklaroi nga selia e partisë vrasësit e drejtpërdrejtë të Hajdarit, si dhe e akuzoi Fatos Nanon si urdhërdhënës. Pas Berishës, në ballkonin e selisë blu dolën ca figura jo të nivelit të dytë, e që shpallën “hakmarrjen”.

Një grup njerëzish u nis atë 13 shtator nga selia e PD-së drejt Ministrisë së Brendshme, ku u tentua të qëllohet me armë. Por qarkulluan zëra për një rezistencë të armatosur, dhe më pas turma mori për nga Kryeministria, ku po zhvillohej një mbledhje qeverie për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit.

Turma ka qëlluar me kallashnikov në dritaren e sallës së mbledhjeve të qeverisë, dhe ministrat janë larguar me shpejtësi. Kjo skenë mori dhenë, dhe u përfol në Tiranë se shteti u braktis, çka ishte e vërtetë.

I vetmi institucion në punë atë ditë ka qenë presidenti i Republikës, teksa kreu i shtetit i asaj kohe, Rexhep Meidani, priti disa përfaqësi të PD-së, por nuk pranoi ta shkarkonte qeverinë, gjë që iu kërkua nga disa politikanë jo të dorës së parë. Në krye të dërgatës opozitare tek Meidani ka shkuar Ekrem Spahia, në atë kohë kryetar i Partisë së Legalitetit. Meidani mbante dhe lidhje me të gjithë trupin diplomatik në Tiranë.

Ndërkaq, më 14 shtator u zhvillua në sheshin “Skënderbej” ceremonia funebre e të ndjerit Azem Hajdari, ku pas fjalimeve turma mori rrugën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa vargu i gjatë i njerëzve po bënte përpara, nisi të qëllohej me antitank, me granata e mitralozë,  selia e boshatisur e Kryeministrisë. Pas Kryeministrisë, e cila u pushtua, protestuesit hynë dhe në selinë e Kryesisë së Kuvendit dhe te Radio Televizioni Shqiptar, ku një përfaqësues i opozitës së kohës, Ekrem Spahia, deklaroi se “qeveria ka rënë, dhe institucionet janë në duart tona”. Po kush ishin “duart tona”, ndërkohë që Presidenca nuk ishte e pushtuar dhe nuk ishte larguar kreu i shtetit?!

Në fakt, pushtimi i TVSH-së nuk zgjati shumë, dhe dalëngadalë nisi largimi i “pushtuesve”. Në ekranin e TVSH-së u shfaqën në mbrëmje ministrat që kishin marrë zemër tashmë, duke deklaruar se dolën fitues ndaj një grushti shteti.

Pjesa tjetër dihet…. Ca u futën në burg, u liruan, e askush nuk mbajti përgjegjësi, as ligjore e as politike. Por, vërtet, çfarë qe 14 shtatori 1998?! Natyrisht që nuk ishte një ceremoni funebre…/tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Zgjedhjet në Medvegjë, KMDLNJ: Ndërkombëtarët aplikojnë standarde të dyfishta për të drejtën e votës

Zgjedhjet në Medvegjë, KMDLNJ: Ndërkombëtarët aplikojnë standarde të dyfishta për të drejtën e votës

ILDKP akuzon kryegjyqtarin e Apelit të Tiranës për pastrim parash: prokuroria të ndërmarrë hetime

ILDKP akuzon kryegjyqtarin e Apelit të Tiranës për pastrim parash: prokuroria të ndërmarrë hetime

Kujdes me ushqimet që u jepni fëmijëve: ja çfarë u kanosen nga fast food-et

Kujdes me ushqimet që u jepni fëmijëve: ja çfarë u kanosen nga fast food-et

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni