Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë është dramatike në varfërinë e Kukësit? Si e gjithë Shqipëria: i ka të gjitha, veç njeriut!

by te Sheshi
31/10/2018
in Kryesore, Politikë, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Çfarë është dramatike në varfërinë e Kukësit? Si e gjithë Shqipëria: i ka të gjitha, veç njeriut!

Gjatë një takimi më Shishtavec të Kukësit, zona e Gorës, kryeministri Rama ftoi banorët që të shihnin mundësinë e investimeve në turizëm. Ai përmendi skjimin, një sport dimëror që shërben dhe si atraksion turistik, ku në ato anë është praktikuar dhe si eveniment zyrtar, që nga koha e komunizmit, për kampionatet kombëtare. Megjthatë, as aty e as në ndonjë pjesë tjetër të vendit, nuk ka asnjë kompleks modern dimëror, që të joshte dhe kontigjente njerëzore nga bota. Më e afërta nga pikëpamja gjeografike, është Brezovica në aksin Prizren – Ferizaj. Biznesi shqiptar deri më tani ka investuar vetëm në det, për muajt e verës, duke shkaktuar njëherësh dhe një batërdi urbane, nën hyqmin e një shteti akoma më të papërgjegjshëm se ata.

Po le të mbetemi në Kukës, në zonën e konsideruar si ndër më të varfërat e Shqipërisë, ku dhe Rruga e Kombit që i kalon “krahëaqafë”, njëherësh duke e afruar dy orë me Tiranën nga 7 orë që ishte, ka patur zero impakt ekonomik. Pse? Sepse mungon zhvillimi i integruar. Askush nuk investon në atë zonë. Dhe ndër ato që mund të kishin qenë investime në atë zonë, duke i dhënë një karakter turistik, do ishte dhe një kompleks dimëror në Shishtavec. Kështu, me efekt zinxhir, do futeshin në shfrytëzim dhe liqeni apo një mal si i Gjallicës për ngjitje alpinistike (Përmeti, vetëm nga ngjitjet në Nemërçkë, ka 500 turistë në dimër në qarkullim).

Por Kukësi, si e gjithë Shqipëria, reflekton paradoksin edhe historik të këtij vendi: i ka të gjitha…përveç njeriut, në kuptimin e potencialit mendor, e po ashtu atdhedashurisë efektive. Sepse, duke mbetur në Kukës, sikur dikush t’i kishte nxitur oligarkët (jo në kuptimin pezhorativ të fjalës) e dalë nga kjo zonë që së bashkë të investonin si aksionerë në dy a tre sipërmarrje të mëdha, aty do kishte më pak varfëri e më shumë arsye për te jetuar. Por çfarë ka ndodhur? As ata vetë as ndonjë qeverisje, qoftë dhe lokale, nuk e kanë patur vetëdijësimin ekonomik por dhe patriotik në kuptimin krahinor, për t’i dhënë një zgjidhje nëpërmjet resurseve të brendshme, kontekstit ekonomik ku përfitojnë të gjitha palët.

Shefqet Kastrati, Kadri Morina, Shyqyri Duraku, Shani Peposhi e Basri Ruka, mund të ishin këta shpëtimi ekonomik i zonës. Nga milionat që fituan në vite, sikur një pjesë ta kishin investuar me aksione të përbashkëta në krahinën e tyre, duke hapur vende pune e ndihmuar ekonomi familjare, ata do fitonin dhe në një përmasë tjetër, te modeli frymëzues që do krijonin për të tjerë si ata. Ne hapim sytë në investime të huaja, ndërkohë që rezultojmë të paaftë për të kapitalizuar në investime resurset e brendshme, që o shkojnë në drejtime të gabuara, o përfundojnë jashtë. Basri Ruka dhe Shani Peposhi janë zhvendosur në Amerikë, duke marrë dhe pasurinë me vete për ta konsumuar atje në pjesën e tretë të jetës.

Është tipike një sëmundje shoqërore shqiptare: sukseset individuale nuk përkthehen dot në suksese kolektive dhe shoqërore. Kukësi është shëmbyëlltura e këtij paradoksi: krahina më e varfër që ka nxjerrë njerëzit më të pasur! Impakti i tyre është pothuajse zero. Sot vështirë të mendohet se ndokush prej tyre mund të ketë një vilë diku në bukuritë e vendlindjes, pothuajse të shkreta.

Dhe kjo vlen për të gjithë Shqipërinë. Nuk ka zonë të vendit që të mos ketë nxjerrë 5 deri në 10 pasunarë. E sikur në mos vetëdija e tyre, të ishte shteti ai që t’i nxiste për investime në projekte rajonale duke bashkuar aksionet, shoqëruar dhe me lehtësi fiskale, shumë qytete nuk do ishin në asfiksi totale ekonomike, por dhe sociale, nga humbja e çdo kuptimi ekzistencial. Të gjitha ata e akumulojnë dhe e konsumojnë paranë e madhe në Tiranë a gjetkë, duke e thelluar akoma dhe më shumë ç’ekulibrin e tmerrshëm social nga i cili vuan sot Shqipëria. Kësaj i thonë të kesh por mos dish! Ose kur di, nuk shkon tej xhepit tënd. /tesheshi.com/                                                                

Related Posts

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”
Politikë

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin
Kryesore

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë
Kronikë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025
Next Post
Fenomeni: jo alkoolit në shkolla, “po” Halloween-it

Fenomeni: jo alkoolit në shkolla, “po” Halloween-it

Brnabiç dhe Thaçi, bashkë kundër Berlinit: qëndrimi gjerman me “vija të kuqe”, shumë negativ

Brnabiç dhe Thaçi, bashkë kundër Berlinit: qëndrimi gjerman me “vija të kuqe”, shumë negativ

Futën “Bularatin” në stadium, FSHF dënon Partizanin me dy ndeshje pa tifozë

Futën “Bularatin” në stadium, FSHF dënon Partizanin me dy ndeshje pa tifozë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni