“Njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit është një vendim kombëtar dhe jo një vendim i marrë nga NATO-ja”.
Ishte ky qëndrimi që mbajti kreu i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, në pritje të një zhvillimi që mund të trondisë skenën e zhvillimeve ndërkombëtare, nëse Presidenti Trump, ashtu siç është parathënë, vendos të njoh Jerusalemin si kryeqytet izraelit.
Por Stoltenberg është përpjekur që ta mbajë NATO-n duarjashtë këtij vendimi
“NATO nuk është pjesë e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, por aleatët e NATO-s kanë mbështetur të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për të negociuar për konfliktin në Lindjen e Mesme”, theksoi Stoltenberg. /tesheshi.com/