Kryeministri Rama përgëzoi me një status operacionin policor që çoi nën një kontroll ndaj tre gjyqtarëve që i dhuruan “lirinë” Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve.
“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, shkruan Rama.
Sipas informacioneve të deritanishme nga policia, atyre u janë gjetur para cash në shuma të mëdhe, por dhe municione. /tesheshi.com/