Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka reaguar sot ne lidhje me Reformen Zgjedhore.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shprehet se sapo filloi reforma për dekriminalizimin e zgjedhjeve.
“Kjo nuk do të jetë reforma zgjedhore rutinë e radhës. Pa larguar nga zgjedhjet dhe pushteti 4 klanet dhe 20 familjet kriminale dhe padronët e tyre ne qeveri, shqiptarët ta harrojnë zhvillimin, demokracinë apo integrimin. Sepse ky koalicion i zi nuk do t’i lejojë ata të ngrenë kokë”, shkruan Bylykbashi. /tesheshi.com/