Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se Shqipëria as nuk do t’i hapë e as do t’i mbyllë kufirin për refugjatët sirianë.
Duke replikuar në distancë me qarqet greke të cilat sulmuan në kor kryeministrin shqiptar Edi Rama, Bushati tha në VOA se
“Shqipëria as nuk do të hapë kufijtë, as nuk do të mbyllë kufijtë. Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave evropianë, angazhimeve të ndërmarra në këtë kuadër që në tetorin e vitit të kaluar”, tha ministri i Jashtëm shqiptar.
/tesheshi.com/