Shumica e njerëzve udhëtojnë me autobuz, tren apo makinë, por Benjamin David ka gjetur një rrugë shumë të ndryshme dhe të pazakontë.
I lodhur nga stresi që përjeton kur kalon në rrugët me trafik të qytetit, ai noton çdo ditë në lumin Isar të Mynihut për të shkuar në punë.
Benjamin paketon laptopin, kostumin dhe këpucët e tij në një çantë të papërshkueshëm nga uji, i vendos në shpinë dhe noton 2 km.
Në varësi të sezonit, ai mban mbathje noti ose kostum të gjatë, si edhe sandale prej gome për të mbrojtur këmbët e tij.
Shumë kalimtarë në urat e lumit qeshin kur e shikojnë duke notuar, por ai thotë se kjo mënyrë është më e shpejtë dhe më relaksuese për të shkuar në punë se sa i ulur në trafik./tesheshi.com/
https://youtu.be/F81oG8gCTv0