Bregdeti i Sarandës ka patur një pamje të rrallë këto ditë me dy kroçera gjigande të ardhura e me dhjetra jahte rreth tyre.
Për pasojë, rrugët e qytetit bregdetar u mbushën me të huaj që ecejakeshin rrugëve. Rrallë kaq ndodhur, në mos është hera e parë që dy kroçera njëherësh ankorohen në Sarandë.
Në fakt, ankorimi nuk ekziston si praktikë, pasi porti nuk plotëson standartet e duhura, më saktë thellësia e detit është e pamjaftueshme aty, për ankrominin e anijeve të këtyre përmasave. Dhe ky përbën një rast të rrallë më vete në botën e turizmit detar.
Kështu që kur është fjala për Sarandën, kroçerat qëndrojnë në distancë nga porti dhe bregu, ndërsa transporti i turistëve bëhet më anije të vogla. /tesheshi.com/