Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: E mërkura aspak fatlume e Jerusalemit: “creative chaos”

by te Sheshi
07/12/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: E mërkura aspak fatlume e Jerusalemit: “creative chaos”

Qe marrë lehtë premtimi i Donald Trump-it në fushatën e fundit zgjedhore presidenciale në SHBA për ta njohur Jerusalemin zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit dhe për ta zhvendosur atje ambasadën e superfuqisë. Ky premtim është kthyer tashmë në fakt të kryer, dhe “dyert e xhehennemit janë hapur”.

Një botë e tërë pati paralajmëruar për pasoja katastrofike që mund të sjellë ky akt i presidentit amerikan, ashtu siç në krahasim me dallgën e kundërshtisë ndaj vendimit të së mërkurës, të paktë janë zërat duartrokitës, duke nisur, natyrshëm, nga kryeministri izraelit, më në nevojë se çdokush për një lëvizje të tillë.

Askush nuk di të thotë me siguri se ç’synon vërtet ky vendim i presidentit amerikan më të debatuar në dekadat e fundit. Vetë Trump-i pretendon se njohja zyrtare e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do t’i ndihmojë gjetjes së paqes mes dy fqinjëve që dashuria reciproke u është e huaj, por madje një pjesë e mirë e izraelitëve janë të mendimit se është e kundërta që pritet të ngjasë.

Një artikull i së përditshmes izraelite “Haaretz” dy ditë më parë kishte një titull kuptimplotë, pa asnjë mëdyshje për rrjedhojat e njohjes së Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit: “Trump po sjell gjakderdhje, jo paqe, për Jerusalemin.” Editoriali i sotëm i së njëjtës gazetë e sheh vendimin si një tërheqje amerikane nga paqja.

Domethënia e Jerusalemit për botën islame, xhamia el-Aksa në të, e bën fare lehtë të perceptueshëm reagimin e muslimanëve ngado, nga më i thjeshti prej tyre te figurat e mirënjohura politike. Për të mos folur për palestinezët, të prekurit drejtpërdrejt nga ky akt, që u rrëmben boshtin e vetëdijes nacionale: Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tyre!

Kundërvënësi më i ashpër ndaj vendimit ka qenë dhe është presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sipas të cilit, Jerusalemi është vija e kuqe për muslimanët. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite, marrëdhëniet e së cilës me administratën e re amerikane janë në një stinë pranverore, nuk ka munguar ta quajë aktin e Trump-it të papërgjegjshëm dhe të pajustifikuar.

Shpjegimet e dhëna në lidhje me çështjen  nga vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Lindjen e Mesme flasin si për padituri të thellë, mes të tjerash, ashtu dhe për qasje biznesi, si një përpjekje për të shtuar më tej shitjen e armëve në një rajon të tillë ku nuk ka gjumë për asnjë moment.

Çka nënvizohet me siguri është bindja se vendimi i Trump-it do t’i bëjë shumë më të pranishme sentimentet antiamerikane mes popullatës muslimane të Lindjes së Mesme e më gjerë akoma. Veç kësaj, rajoni do të ketë prirjen të bëhet më shpërthyes, me paqen e kërkuar gati pamundësisht të arritshme.

Shkohet akoma më larg, teksa sillet në vëmendje doktrina e “creative chaos”-it, sugjeruar se po zë vend në Lindjen e Mesme. Ky term, “kaos krijues,” i më shumë se një dekade më parë, dhe i atribuar Condoleezza Rice-it, një kohë sekretare amerikane e Shtetit, parashikonte lëvizjen e ujërave në këtë rajon, për një “Lindje të Mesme të re”.

Nuk mund të thuhet n ëështë saktësisht kështu, veçse zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez duket më larg se kurrë. E tëra kjo lë për të kuptuar hyrjen e rajonit në vorbulla akoma më të rrezikshme. Më së pari, nga zgjidhja me dy shtete e konfliktit, mund të kalohet shpejt te një zgjidhje ndryshe, me një shtet.

Por, siç thotë në reagimin e tij ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, nuk do të ketë Palestinë pa Jerusalemin, nuk do të ketë paqe pa Jerusalemin.

Pasojat e vendimit të Trump-it kanë filluar të shihen që një ditë më pas. Dhjetëra janë të plagosurit palestinezë gjatë protestave në Jerusalemin Lindor, në Gaza e në Bregun Perëndimor.

Njohja zyrtare nga Trump-i e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit mund t’i ketë zgjatur jetën politike Netanyahu-t, ama nuk është dega e ullirit për paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve, as për paqen në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Receta “magjike”, si të keni duar të lëmuara në vetëm një minutë

Receta “magjike”, si të keni duar të lëmuara në vetëm një minutë

Haradinaj konfirmon përplasjet me Mogherinin: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty

Haradinaj konfirmon përplasjet me Mogherinin: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty

E pritshme nga Trudeau i Kanadasë: Toronto nuk do e lëvizë ambasadën nga Tel Avivi

E pritshme nga Trudeau i Kanadasë: Toronto nuk do e lëvizë ambasadën nga Tel Avivi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni