Sulmet në statujën e Zlatan Ibrahimoviçit në Malmoe nuk kanë pushuar, dhe tani ajo është pothuajse e shkatërruar plotësisht.
Statuja është vandalizuar disa herë. Së pari, dikush pëgëri mbi të, pastaj iu shqye hunda, më pas njëra këmbë, e kështu me radhë.
Të gjitha sulmet e deritanishme janë karakterizuar si hakmarrje për “tradhtinë” që bëri Ibrahimoviç duke u bërë nga bashkëpronarët e skuadrës Hammarby. /tesheshi.com/