Komisioneri i BE-së, për Zgjerimin Johannes Hahn, do të rikthehet sërish në Shkup, gjatë gjysmës së parë të javës së ardhshme, pasi të mërkurën Komisioni Evropian u bëri thirrje liderëve politikë të Maqedonisë të punojnë urgjentisht për zgjidhjen e problemit aktual, ngaqë vendi po përballet me sfida të mëdha dhe nuk ka kohë për të humbur:
“Negociatat ndërmjet liderëve politikë janë në nivel kritik dhe gjenden në pikën kthese. Bashkimi Evropian pret që palët të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive. Përsëri u bëjmë thirje katër liderëve politik të respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit e cila u konfirmua më 19 qershor. Kjo marrëveshje është bazë për kompromis përfundimtar.
Ata duhet që patjetër të zbatiojnë detyrimet të cilat i kanë marrë përsipër, sepse interesi i vendit është mbi të gjitha”, deklaroi zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç, vetë pak kohë pasi lideri opozitar Zoran Zaev njoftoi se kanë dështuar negociatat me kryeministrin Gruevski për kapërcimin e ngrçit politik.
Zaev informoi se gjatë tërë verës do të vazhdojë me publikimin e bombave në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”.
”Do të veprojmë me të gjitha mjetet demokratike gjatë verës, do të publikojmë materiale të reja nga ‘E vërteta për Maqedoninë’, ndërsa me ardhjen e vjeshtës presim që e gjithë kjo të intensifikohet”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili pritshmërinë më të madhe për ndonjë ndryshim të mundshëm të situatës e ka të ludhur me vizitën e ndihmës sekretares së Shtetit të SHBA, Viktoria Nuland, më datën 3 të këtij muaji jnë Shkup: “Bashkësia ndërkombëtare është miqësisht e orientuar ndaj nesh. Çdo propozim i mirë është i mirëseardhur. Nëse ka propozim të mirë, me siguri se do të merret parasysh”, ka deklaruar lideri i LSDM-së.
Përgatiti Bekim Laçi tesheshi.com