Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Brukseli përballë Moskës me “diplomacinë e ushqimit”

Si BE-ja ideon ta sfidojë Rusinë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Ballkan

by te Sheshi
13/04/2022
in Diplomaci, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Brukseli përballë Moskës me “diplomacinë e ushqimit”

Bashkimi Evropian synon të përdorë diplomacinë ushqimore për të trajtuar rritjen e çmimeve të grurit dhe plehrave, si dhe mungesat e pritshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA) dhe Ballkan, për të kundërshtuar narrativën e Rusisë për ndikimin e agresionit të saj në Ukrainë.

Pasiguria mbi ushqimin po shkakton “vulnerabilitet” në vendet e cenueshme në ato rajone, ndërsa Moska po e paraqet krizën si rezultat i vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, tha një diplomat i Bashkimit Evropian për Reuters.

Kjo përbën një kërcënim të mundshëm për ndikimin e Bashkimit Evropian, i cili planifikohet ta kundërshtojë këtë me “diplomaci ushqimore”, shtoi diplomati.

Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se sanksionet perëndimore kishin nxitur krizën globale të ushqimit dhe çuan në çmime marramendëse të energjisë.

Vendet e MENA-s, veçanërisht Egjipti dhe Libani, janë shumë të varura nga gruri dhe plehrat nga Ukraina dhe Rusia, kjo është arsyeja pse, që nga fillimi i agresionit rus të Ukrainës, ato janë përballur me rritje të çmimeve.

“Ne nuk mund të rrezikojmë ta humbim atë rajon”, tha një tjetër diplomat evropian për Reuters.

Blloku 27-vendesh dëshiron gjithashtu të shtojë përpjekjet ndërkombëtare për të zbutur efektet e mungesës dhe, së bashku me Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, të shpallë nisma të reja.

Alternativat e mundshme

Franca, prodhuesi më i madh bujqësor në Bashkimin Evropian, insiston në nismën “FARM”, e cila do të përfshijë një mekanizëm global të shpërndarjes së ushqimit për vendet më të varfra.

Franca dëshiron të sigurojë marrëveshje ndërkombëtare mbi planin e saj përpara përfundimit të presidencës gjashtëmujore të BE-së në qershor, tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Hungaria ka propozuar rritjen e prodhimit bujqësor në Bashkimin Evropian duke ndryshuar objektivat klimatike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka konfirmuar se po shqyrton financimin e importeve të ushqimit.

Megjithatë, shërbimi i marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian tha se bashkëpunimi me drejtorin e përgjithshëm të FAO-s Yu Dongyu për pasigurinë globale të ushqimit ishte një “sfidë”, sipas një dokumenti të parë nga Reuters, duke shtuar se BE-ja e kishte detyruar FAO-n të përshpejtonte veprimet.

FAO nuk komentoi mbi marrëdhëniet e Yu me BE.

Në një seri rekomandimesh në faqen e internetit të FAO-s, Yu thekson se “vendet që varen nga importet e ushqimit nga Rusia dhe Ukraina duhet të kërkojnë furnizues alternativë për të lehtësuar tronditjen”.

 Brukseli beson se fushata e komunikimit e Rusisë për krizën në fakt po përhap dezinformata, tha një diplomat, duke shtuar se Bashkimi Evropian nuk e ka kufizuar tregtinë e ushqimit me Rusinë.

Një përpjekje për të lehtësuar eksportet e ushqimit

Ushqimi është i përjashtuar nga sanksionet e BE-së ndaj eksporteve ruse, por jo plehrat, eksportet e të cilave nga Bjellorusia dhe Rusia janë të kufizuara.

“Sanksionet nuk krijojnë rrezik për krizë ushqimore, por agresionin rus të Ukrainës”, tha Le Drian.

Rusia po e bën gjithashtu të vështirë për Ukrainën dërgimin e produkteve bujqësore duke sulmuar portet dhe duke bombarduar depot e grurit, tha të hënën ministri i Jashtëm evropian Josep Borrell.

Rusia, e cila ka kufizuar eksportet e grurit, kohët e fundit bombardoi disa depo karburanti në Ukrainë.

Pavarësisht rezervave të plota të grurit, Ukraina nuk mund ta eksportojë atë për shkak të mungesës së karburantit, thanë zyrtarët e BE-së.

Bashkimi Evropian po përpiqet të lehtësojë eksportin e ushqimit përmes Polonisë dhe mbështet dërgimin e karburantit për fermerët ukrainas për të lehtësuar situatën, thanë zyrtarët.

Bashkimi Evropian po ofron gjithashtu mbështetje financiare për vendet më të cenueshme dhe javën e kaluar njoftoi 225 milionë euro ndihmë për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Pothuajse gjysma e saj është e destinuar për Egjiptin, ndërsa Libani, Jordania, Tunizia, Maroku dhe Autoriteti Palestinez do të marrin fonde nga fondet emergjente në shumën prej 15 deri në 25 milionë euro.

300 milion euro të tjera në mbështetje të bujqësisë do t’i jepen Ballkanit Perëndimor si pjesë e financimit të rregullt të BE-së për rajonin dhe zyrtarët e BE thonë se situata në Serbi është veçanërisht shqetësuese për shkak të komunikimeve intensive ruse atje. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!
Diplomaci

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Next Post
Zemra e Europës: prorusja merret zvarrë….

Zemra e Europës: prorusja merret zvarrë….

Zelensky: Ja objektivat e Rusisë nëse bie Ukraina

Zelensky: Ja objektivat e Rusisë nëse bie Ukraina

Serbia, vendi i parë në Evropë me raketa kineze

Serbia, vendi i parë në Evropë me raketa kineze

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni