Kryeministri Rama bëri një humor të hidhur sot me Serbinë, ku në nëntekst, e nxorri si një vend që do donte që BE të mos ekzistojë, ndërsa Shqipërinë e tij, apo vetë atë, si vend që do dëshironte dhe Turqinë në BE.
Në Bruksel, ku u mbajt një seksion i veçantë për Samitin BE-Ballkan në Tiranë, një ditë pas këtij samiti, një i ftuar përmendi një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.
“Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur BE të mos ekzistojë më”, tha ai.
Por Rama ndërhyri dhe tha: “Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe.
Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo ‘derisa të mos ekzistojë më BE-ja’ duket si depresion serb”.
Dhe në fakt, ka qenë Rama ai që disa herë e ka bërë këtë lloj humori, jo thjesht humor, duke thënë se Shqipëria do anëtarësohet kur Turqia të jetë në BE, përkthyer ndryshe dhe si kauzë turke e asaj kohe për ta parë Shqipërinë në BE. /tesheshi.com/