Një anije e marinës britanike ka shpëtuar qindra emigrantë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në mes të detit.
Sipas autoriteteve, 369 refugjatët po udhëtonin me një barkë tejet të vogël në krahasim me numrin e personave në bord, gjë e cila ka bërë që udhëtimi të ndërpritet në veri të brigjeve libiane.
Anija e marinës britanike ka shpëtuar të gjithë emigrantët, prej të cilëve 50 fëmijë, duke përdorur edhe 5 gomone rezervë që mbante në bord.
Më pas refugjatët që vijnë nga vendet e konfliktit janë transferuar në anije dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, veçanërisht fëmijët./tesheshi.com/