Një fitore e qartë dhe e fortë e Partisë Konservatore dhe një humbje e thellë për laburistët e Ed Milliband në Mbretërinë e Bashkuar.
David Cameron sipas të gjitha gjasave edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat ka shumicën absolute për të qeverisur vendin i vetëm pa pasur nevojë për koalicion. Sipas parashikimeve të exit polls që jepen nga BBC, Partia Konservatore ka fituar 325 deputetë, ndërkohë që mazhoranca absolute e Dhomës së Komunave është 326, David Cameron ka shpallur fitoren në orët e para të mëngjesit dhe ka thënë se ka qenë një mesazh i fortë për një Britani të fortë. Në faqen e tij në twitter, Cameron ka publikuar një foto me bashkëshorten duke u përqafuar. Lideri i opozitës Ed Milliband ka shprehur zhgënjimin për humbjen ndërkohë që ka falënderuar të gjithë përkrahësit. Sipas të gjitha gjasave Milliband pritet të japë dorëheqje ndërsa ka mundësi që i vëllai David Milliband të vijë në krye të opozitës.
/tesheshi.com/