Konservatorët e David Cameron po shkojnë në mënyrë të sigurtë drejt mandatit të dytë qeverisës. Vetëm pak minuta pas mbylljes së vend-votimeve, sipas rezultateve të exit polls të para, dhe të transmetuara nga BBC, Partia Konservatore konfirmohet si parti e parë me 316 deputetë nga 650 vende që ka Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, apo dhoma e ulët. Në vendin e dytë që konfirmohen si humbës, janë laburistët e Edd Milliband që sipas rezultatave paraprake kanë vetëm 239 deputetë. Mazhoranca absolute e Parlamentit britanik është 326 vota, të cilën konsirvatorët mund ta arrijnë lehtësisht nëse bashkojnë votat me aleatët besnikë; liberaldemokratët e Nick Clegg, të cilët sipas BBC kanë marrë 10 deputetë. Partia e tretë është SNP, Partia Kombëtare e Skocisë, që udhëhiqet nga Nicola Sturgeon.
Ja rezultatet e para sipas BBC
Conservative 316
Labour 239
SNP 58
LibDems 10
Plaid15 4
UKIP 2
Greens 2
Others 19