Për rrjetin radiofonik francez RTL, Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, iu përgjigj “gjuhëve të liga” se ajo ndikon në vendimet e kreut të shtetit francez. “Burri im, Emmanuel Macron, nuk ka nevojë për mua”, tha troç gruaja e liderit të Republikës së Pestë Franceze, në një intervistë me Philippe Caverivière, autor, skenarist, aktor, humorist dhe kolumnist.
Philippe “bombardoi” me pyetje zonjën Macron, e cila gjithashtu u mbrojt duke vlerësuar përkushtimin e bashkëshortit të saj ndaj detyrave të tij presidenciale. Duke folur për marrëdhënien e saj me Macron, ajo shpejtoi të mohonte zërat e dëgjuar nga buzët e kritikëve të presidentit se ajo jo vetëm që ndikon tek ai, por edhe e manipulon atë.
“Kurrë manipulim”, theksoi Brigitte Macron, duke kritikuar të gjithë ata që përjetësojnë këto komente inekzistente. “Ata janë të kënaqur me këtë, dhe kjo më irriton… Gjithashtu, shikoni karakterin e presidentit, ai nuk është një person që e lejon veten të manipulohet”, argumentoi Brigitte, duke shtuar “ai e di se çfarë duhet të bëjë dhe nuk ka nevojë për mua.”
Megjithatë, ajo pranoi se ajo vetë po vepron si këshilltare e presidentit francez. “E them edhe unë mendimin tim. Kur nuk jemi dakord, diskutojmë, siç ndodh në të gjitha çiftet!”, nënvizoi ajo. /tesheshi.com/
"Je manipule le Président ? Jamais !"
Brigitte Macron, présidente de la Fondation des Hôpitaux, invitée de @amandine_begot dans #RTLMatin pic.twitter.com/aSH1rP7R0e
— RTL France (@RTLFrance) January 26, 2024