Është shoqëruar një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër si të dyshuar se kërcënuan me postë elektronike Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një ditë pas sulmeve terroriste në Paris.
Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.
“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik”, shkruhet në mesazh./tesheshi.com/