Kryeministrja britanike, Theresa May, do t’i premtojë Bashkimit Evropian pagesën e të paktën 20 miliardë eurove në emër të “divorcit” nga Unioni, shkruan sot Financial Times.
Këshilltari i May për BE, Oli Robins, lajmëroi kolegët në kryeqytetet evropiane për ofertën, shkruan gazeta, duke iu referuar zyrtarëve të paemëruar të njohur me bisedimet.
Ndërkohë, rreth 10.000 vende pune nga sektori financiar britanik do të zhvendosen në diasporë gjatë viteve të ardhshme, nëse Londrës nuk i lejohet qasja në tregun e përbashkët evropian.
Frankfurti është ndër vendet më të popullarizuara për zhvendosje, tregon një hulumtim gjithëpërfshirës i Reuters, i kryer në mesin e 123 kompanive, të cilat punësojnë numrin më të madh të punëtorëve në financat ndërkombëtare./tesheshi.com/