Lulzim Basha e dinte shumë mirë se do të humbiste betejën në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu u shpreh ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu, sipas të cilës në muajt e fundit Bash aka tentuar të bëjë politikë për të krijuar kornizën e një politikani të fortë dhe jo me profil perëndimor.
“Basha e kishte të qartë, sikurse të gjithë, se nuk mund të fitonte zgjedhjet e 2017-ës. Prandaj i duhej një kauzë për të treguar se nuk jam ai njeriu i butë pas Berishës, por jam një njeri i fortë që mund të trondis politikën, që mund të tërheq europianët që të merren me mua”, tha Bregu.
Referuar zgjedhjeve të 25 qershorit, Bregu shprehet se PD nuk ka asnjë provë për manipulimin e proçesit, ndërkohë që zotërohen fakte për ato të 22 korrikut, kur Lulzim Basha fitoi mandatin e dytë si kryetar.
“Ne nuk kemi asnjë fakt të manipulimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, por kemi fakte (video) për zgjedhjet e 22 korrikut. Ne nuk kishim as faktin, as grupfaktin asgjë, unë këtë nuk e prisja”, tha Bregu.
E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Bregu mbështet idenë se në PD duhet të pranohet mendimi ndryshe.
Bregu tha se do të vazhdojë të jetë aktive në politikë dhe do të shërbejë pavarësisht se sot nuk ka një post.
Dhe kjo duket se është pika e vetme që bashkon ish-ministren e Integrimit me Lulzim Bashën. /tesheshi.com/