Aktori amerikan Brad Pitt falënderoi kolegun e tij Bradley Cooper për ndihmën që i dha në luftën e tij kundër alkoolizmit.
Pitt papritur iu referua luftës së tij me varësinë e alkoolit pasi mori një çmim në NBR nga Cooper. Ai tha se Cooper është një baba i mrekullueshëm dhe një mik i shkëlqyeshëm.
“Unë ndalova së konsumuari alkool për shkak të këtij njeriu”, shtoi Pitt.
Brad Pitt trajtoi varësinë e alkoolit pas divorcit të tij nga Angelina Jolie, por nuk foli shumë për të në publik. /tesheshi.com/