Gazeta Boston Globe u ka rekomanduar lexuesve të saj që në vitin 2016, si një nga vendet që mund të vizitojnë është edhe Berati në Shqipëri.
Por autori I shkrimit I parapërgatit turistët duke u thënë se ky vend nuk është për njerëz që duan gjithçka gati.
Autori Christopher Muther tregon për lexuesit e tij se pas një historie të gjatë izolimi komunist Shqipëria për të, po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një destinacion për të gjithë turistët në botë. Duke qenë një shkrim i natyrës utilitare autori flet për mënyrat e udhëtimit, agjencitë që shërbejnë për këtë destinacion.
Por ai sqaron njëkohësisht se infrastruktura ende lë për të dëshiruar, gjendja e rrugëve është ende në gjendje jo të mirë, transporti publik nuk është më i miri i mundshëm dhe linjat e internetit nuk janë në gjendjen perfekte të funksionimit.
Përpos kësaj, shkrimi përfundon duke cituar Shqipërinë, si shumë media të tjera të huaja, për plazhet e bukura dhe një rivierë mahnitëse, sipas tyre.
Boston Globe tregon edhe se koha më e mirë për t’u vizituar është vjeshta. Shkrimin e tij autori e nis kështu: “Ky vend nuk është për turistë që duan t’i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët e pa-eksperience duke përfunduar me rekomandimin se Koha më e mirë për të shkuar në Berat është shtatori”.
/tesheshi.com/