Kreu i ri diplomacisë europiane, Josep Borrell, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmirësojnë unitetin dhe të krijojnë partneritete.
Duke mbërritur në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, takimi i parë i Këshillit të BE-së që ai kryeson, deklaroi se në vend që të mbajë fjalime të gjata, ai u shkroi një letër drejtuesve të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare të BE-së.
“Unë shpjegova qëllimet kryesore dhe metodologjinë e punës për të përmirësuar unitetin dhe zhvillimin e partneriteteve sepse ne vetëm nuk mund të zgjidhim shumë probleme, nga ndryshimi i klimës deri te migrimi”, tha Borrell.
Në takimin e parë të kryesuar nga Borrell, ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë situatën në Libi dhe Bolivi, marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet BE-Afrikë dhe të drejtat e njeriut. /tesheshi.com/