Boris Johnson, i cili ka mbërritur prej së dielës në Ankara, në një vizitë dyditore, ka qenë sot në Gaziantep, ku është takuar me autoritetet vendase dhe me sirianë të strehuar në kampet e refugjatëve.
Fillimisht ai është njohur me jetën e sirianëve në këto kampe, për të vizituar më pas kampin e refugjatëve në Nizip.
Sekretari i Jashtëm britanik është pritur nga një familje siriane, duke shfrytëzuar rastin për të mësuar nga afër për gjendjen e tyre.
Johnson do të takohet gjatë kësaj vizite me presidentin e me kryeministrin turk, ashtu si dhe me homologun e tij turk.
Gjithashtu ai do të vizitojë parlamentin, për të demonstruar solidaritetin e Britanisë me Turqinë pas përpjekjes për grusht shteti më tepër se dy muaj më parë.
“Turqia është një partner jetik për Mbretërinë e Bashkuar,” do të shkruante ai më herët në llogarinë e tij në një rrjet social. Në të njëjtën kohë, do të shprehte kënaqësinë që po e vizitonte Turqinë për herë të parë si sekretar i Jashtëm. /tesheshi.com/