Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian Josep Borrell vlerëson se në kohën e luftimit të “krizës së paparë”, siç është pandemia e virusit COVID-19, BE nuk harron për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Borrell shkruan në blogun e tij se BE, në luftën kundër krizës dhe pasojave të saj, “duhet të tregojë se çfarë do të thotë me të vërtetë solidariteti evropian dhe global”.
“Solidariteti nuk mund të jetë thjesht një fjalë që nuk nënkupton detyrim,” thotë ai.
Duke vënë në dukje se në kohë reagimi ndaj krizës, BE “nuk harron qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, Borell kujton se Unioni ka shpallur një paketë prej 38 milion eurosh për emergjencën e rajonit për të blerë pajisje mjekësore, transportin e tyre dhe nevojat aktuale të qytetarëve.
“Për më tepër, BE do të devijojë 374 milion euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të rajonit kur të përfundojë kriza, me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës, bizneseve, përfitimeve sociale dhe të vazhdojë jetën e njerëzve pas pandemisë”, tha Borell.
“Ballkani Perëndimor mund të mbështetet në solidaritetin e BE, jo vetëm në kohë krize,” thekson Borell.
Ministri i Jashtëm i BE-së kujton se BE është një donator, investitor dhe partner tregtar i Ballkanit Perëndimor, dhe që nga viti 2014 ajo ka ndihmuar qytetarët e rajonit me më shumë se një miliardë euro donacione.
“Eshtë koha për të qenë serioz në lidhje me solidaritetin dhe bashkëpunimin. Unë kam për të punuar me të gjithë, së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin, sepse askush nuk mund ta trajtojë situatën aktuale vetëm,” përfundoi Borell. /tesheshi.com/