Sot në seancën plenarë në Kuvend Xhavit Haliti ka kritikuar bashkë partiakun e tij Hajredin Kuçin për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Haliti, i cili thirret nga njerëzit me shkurtimin “Zeka” që ka qenë nofka e tij e luftës, ka thënë se sistemi gjyqësorë është i korruptuar dhe se deputetët nuk janë ekspert të njohjes së ligjeve dhe është nevoja që ministria e drejtësisë të krijojë ligje që përshtaten për ambientin e Kosovës.
Deputeti i PDK-së po ashtu ka shprehur shqetësim se si prokurorët dhe gjykatësit ligjërojnë në Universitet, dukuri që nuk ndodhë askund në botë.
/tesheshi.com/