Futbollisti i Manchester United, Wayne Rooney edhe zyrtarisht ka marrë çmimin e “Këpucës së Artë”, pasi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze.
Me 50 gola të realizuar, Rooney kishte kaluar legjendën Sir Bobby Charlton, i cili i’a dha vetë futbollistit këtë çmim.
Ceremonia u krye para së të fillonte sfida ndërmjet Anglisë dhe Estonisë në stadiumin legjendar Wembley.
/tesheshi.com/