Ka degjeneruar në një përplasje të dhunshme mes manifestuesve dhe forcave të rendit manifestimi i 1 Majit në Samboll të Turqisë, ku rreth 20 mijë policë janë angazhuar me 70 mjete për të mbajtur nën kontroll manifestuesit në sheshin Taksim.
Të paktën 150 persona janë arrestuar gjatë përballjes me policinë, për shkak se kanë sulmuar me gurë dhe shishe. Sipas disa mediave vendase mësohet se mund të jenë arrestuar edhe 30 anëtarë të Partisë Komuniste, të cilët kanë mundur të mbërrijnë në sheshin Taksim nëpërmjet kalimit në një hotel.
Në shesh nuk mund të hyhet nga asnjë anë deri në distancën e kilometra. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ka përdorur makinat e mëdha me ujë me presion për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët hidhnin gurë kundër agjentëve. Ndërkaq, dje kanë vijuar protestat edhe në qytete të tjera të vendit si në Ankara, Smirne, Zoonguldak e Konya.
Simboli i sheshit Taksim – Prej më shumë se 10 vjet, manifestimet e ditës së 1 Majit mbahen në sheshin Taksim, pasi ai është bërë vendi simbol i masakrës së 1 majit të vitit 1977, ditë e cila është quajtur si “E Djela e përgjakur”. 34 persona u vranë dhe 120 të tjerë ngelën të plagosur gjatë një përballje mes manifestuesve dhe policisë.
Qeveria turke e ka cilësuar 1 Majin festë kombëtare në vitin 2009. Kjo ditë u cilësua si ditë feste e punëtorëve dhe ditë e solidaritetit mes tyre. mirëpo në vitin 20013 sheshi Taksim u mbyll sërish për shkak të punimeve që u bënë në të. Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut është shprehur se nevojitet që qytetarët të lejohen të manifestojnë në sheshin Taksim. Pas këtij vendimi të gjykatës Europiane, Komiteti turk e ka cilësuar ilegal përdorimin e sheshit Taksim për të manifestuar më 1 Maj./tesheshi.com/