Përfaqësuesit e biznesit shqiptar kanë kërkuar përfaqësim në nivel qeveritar duke kritikuar qeverisjen aktuale se s’ka mbajtur premtimet ndaj kësaj kadegorie.
Të mbledhur sëbashku 12 shoqata që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë bënë sot propozime konkrete për partitë politike.
Ata kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre duke vlerësuar premtimet politike jorealiste.
Ata kërkuan ulje taksash në disa sektorë, por kërkesa më e rëndësishme ishte ajo për një post ministror që t’i takojë biznesit.
Ata kërkojnë që të ndahet Ministria e Tregtisë dhe Sipëmarrjes si ministri më vete në kompozimin e ardhshëm qeveritar, ndërsa kreu i saj të propozohet dhe shkarkohet nga vetë biznesi.
“ Forumi është i gatshëm të kontribuojë në përzgjedhjen dhe t’i sigurojë Kryeministrit të ardhshëm tre kandidatura më të përshtatshme ndër individët më të spikatur në fushën e sipërmarrjes”, deklaroi kreu i “Business Albania”, Luan Bregasi./tesheshi.com/