Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila ka dal më një njoftim duke iu drejtuar të gjithë opinionit të gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 16 korrik 2015.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 17 korrik 2015.
BIK-u po ashtu ka publikuar edhe agjendën e aktiviteteve me rastin e e festës së Fitër Bajramit Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Ky manifestimi fillon nga ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Kasim ef. Gërguri.
Ndërsa namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:48 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.
Kurse hytben e Fitrër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Po ashtu me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 17 korrik 2015, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit, përfundon njoftimi i BIK-ut./tesheshi.com/