Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Bayer, ka fituar në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e lënë prapa me vota Aleksey Kondratyev, i cili shihej si rrezik për integrimin e vendit.
Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri vetëm 6.
Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli por që votimi i sotëm llogaritet më i rëndësishmi.
Kujtojmë se Kondratyev kishte shërbyer me mision rus të mbrojtjes në Kosovë, dhe kishte shfrytëzuar rastin që në shumë rrethana të kundërshtonte shtetësinë e Kosovës.
Ai është përfolur në media ndërkombëtare si “spiun rus” që ka shërbyer në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme. /tesheshi.com/