Një helikopter me 13 persona në bord (11 punonjës të një platforme nafte dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit) është rrezuar në Bergen, në Norvegjinë jugperëndimore. Lajmoi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat citojnë burime nga policia.
Dëshmitarët në vendngjarja kanë treguar se helikopteri ka rënë pas një shpërthimi të fortë. Disa prej pasagjerëve kanë përfunduar në det. Sipas policisë, nuk ka asnjë të mbijetuar.
Helikopteri ishte nisur nga një platformë naftëmbajtëse në Detin e Veriut, në Bergen, kur është rrëzuar në afërsi të ishullit Turøy.
“Shpërtheu në ajër. U dëgjua një zhurmë e fortë dhe pamë një re të madhe tymi”, – është shprehur zëdhënësi i policisë, Morten Kronen. /tesheshi.com/