Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues ‘Byronë e Hetimit’, një institucion të ri që kishte dhe dakortësinë e ndërkombëtarëve, por që opozita e kundërshton duke thënë se kjo byro ndërhyn në kompetencat e Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu që e çoi dhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila nga ana e saj e ka rrëzuar ngritjen e byrosë në fjalë.
‘Byroja e Hetimit” ka qenë një ndër premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale, që sipas tij do ishte ajo që do hetonte krimin dhe korrupsionin shumë fort se institucionet e deritanishme të akuzës. Por sipas opozitës, me këtë inisiativë, Rama ka dashur të bëhet vetë dhe prokuror. /tesheshi.com/