Tre deputetë të rinj iu shtuan aradhës së opozitarë të rinj në parlament, që ndryshe cilësohen dhe si “tradhëtarë” nga djegësit e mandateve.
Halil Jakimi, Arlind Çaçani dhe Korab Lita, ishin ata që u betuan dhe e çuan në 102 numrin deputetëve në parlament, ku përballë 79 të shumicës kanë 23 të opozitës.
Ky zhvillim i brendshëm, gati rutinor në çdo seancë që pas djegies së mandateve, u shoqërua me një protestë jashtë, jo fort masive, organizuar nga Forumi Rinor Demokrat.
Në pretendimin e të rinjve të PD-së, ata po blihen nga mazhoranca. /tesheshi.com/