Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Betlehemi: qyteti i shtëpive të bardha

by te Sheshi
05/11/2016
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 3 mins read
A A
Betlehemi: qyteti i shtëpive të bardha

Nga Nada Dosti

Qytet i gurtë. Qytet i varfër. Kur nisesh nga Tel Avivi për në Betlehem e dallon menjëherë ndryshimin në infrastrukturë dhe arkitekturë. Më kujton ato kryeqytetet ballkanike që ndahen në qyteti i ri dhe qyteti i vjetër, ku qëllimisht zona e minorancës, apo e muslimanëve është lënë me dashje në harresë dhe e pa zhvilluar.

Në Betlehem muslimanët janë shumicë, ndërsa të krishterët janë pakicë (rreth 35%). Ashtu si Jeruzalemi, Betlehemi njihet për bashkëjetesën fetare.  Në shkollën e katolicizmit ka vajza me shami plot dhe djem që mbajnë kefije, ndërsa në fakultetin teologjik ka plot të krishterë apo misionarë. Në fakt, kjo lloj bashkëjetese dha harmonie ndërfetare i ka rrënjët që nga periudha e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 16-të. Sipas burimeve në osmanllisht, muslimanët dhe të krishterët kanë qenë të organizuar në komunitete të ndara dhe secili komunitet kishte liderin e vetë, pra pesë liderë, ndër ta tre musliman dhe dy të krishterë.

Në fakt, kur Palestina ka qenë nën Perandorinë Osmane jo vetëm që vendasit nuk u cënuan dhe ndërtesat nuk u prekën por madje u ristauruan shumë ndërtesa dhe u hapen burime të reja uji. Thuhet se Sulltan Sulejmani e kishte shumë për zemër Palestinën dhe sidomos Jeruzalemin.

Shenja të kulturës osmane i gjejmë edhe në ushqimet tradicionale siç është dhe Kunefeja, e cila njihet si ëmëbëlsira tipike e Nablusit, i cili më herët quhej Nablusijeh (nga Nablusi). Bëhet fjalë për një kadaif me shërbet dhe me një shtresë djathi të shkrirë brenda. Një tjetër ushqim tradicional vendas janë edhe Falafel që janë një lloj qofteje pa mish e bërë me qiqra të ziera e të shtypura që së bashku me një përzirje erëzash dhe salcash krijojnë një masë e cila ngjyhet në bukë të grirë dhe skuqet në vaj.

Në Betlehem ka multikulturalizëm dhe plot mikëpritje.

Nëpër rrugët e qytetit të bardhë sheh fytyra me ngjyra dhe tipare të ndryshme dhe veshët të dëgjojnë gjuhë të njohura dhe të panjohura. Është një mozaik i gjallë me kultura dhe tradita. Sheh njerëz të qeshur dhe tejet të lumtur kur shohin përpjekjen e të huajve për të folur gjuhën vendase. Duket që vlerësojnë mbi të gjitha përpjekjen se sa rezultatin.

Dyert e vendasve janë gjithmonë të hapura për të huajt. Sidomos për studentët apo vullnetarët që shkojnë falë programeve të ndryshme.

Të gjithë thonë se Betlehemi është ndër qytetet më të qeta në Bregun Perëndimor. Është e vërtetë, pasi kjo dallohet sapo kalon kufijtë e qytetit; ka tension kudo. Ankthin e përjeton në postoblloqet thuajse çdo dy metra: te muret ndarëse të qyteteve, te prania e ushtarëve izraelitë kudo…

Struktura më e pazakontë që kam dëgjuar ndonjëherë ndër konceptet e urbanes janë të ashtuquajturat “kampet e refugjatëve”. Janë disa geto me apartamente si parafabrikatët e dikurshme në Shqipëri, ku një familje nuk paguan qera, por vetëm drita dhe ujë. Atyre u jepen disa ndihma ushqimore ditore. Këto kampe janë për arabët dhe muslimanët të cilët kanë ose kanë pasur shtëpiat e tyre por janë detyruar të zhvendosen.  Kur viziton këto kampe, pikërisht në ato momente e kupton sa komb i durueshëm janë palestinezët. Duhet guxim të durosh poshtërime të tilla.

A do t’ia kisha këshilluar të tjerëve vizitën në Palestinë? Varet! Palestina kërkon njerëz me zemër të fortë. Të durueshëm dhe të guximshëm. Kërkon një parapërgatitje shpirtërore ashtu si dhe pelegrinazhi. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Fshesa greke për inat të Ramës: kthime dhe kryqe në pasaporta shqiptarësh

Fshesa greke për inat të Ramës: kthime dhe kryqe në pasaporta shqiptarësh

Kërkesa e familjes Dehari: Jo autopsi djalit tonë pa prezencën e mjekëve të pavarur

Kërkesa e familjes Dehari: Jo autopsi djalit tonë pa prezencën e mjekëve të pavarur

Fenomeni 4-vjeçar që flet 7 gjuhë (video)

Fenomeni 4-vjeçar që flet 7 gjuhë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni