Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beteja PS – LSI për Arsimin: në lojë janë 40 mijë vota

by te Sheshi
08/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Beteja PS – LSI për Arsimin: në lojë janë 40 mijë vota

LSI kërkon të ndezë zemërimin tek të rinjtë kundër Reformës në Arsim, ndërsa PS po e mbron. Pas perdes së asaj që thuhet, lufta bëhet për votat e 40 mijë maturantëve që votojnë për herë të parë në qershor…

Dy vite pas u votua prej tyre, bashkarisht, Reforma në Arsim është kthyer jo rastësisht në një kalë beteje politike mes dy forcave të majta të qeverisë aktuale. Monika Kryemadhi dhe krerët e Lëvizjes Rinore të LSI-së (LRI), kanë marrë flamurin e kësaj beteje duke organizuar takime me maturantët nëpër rrethe, të cilët presin zgjidhje për problemet që ka sjellë reforma e re me pranimet në universitete. Duke shfrytëzuar dhe konjukturat shtetërore që kontrollohen prej LSI-së, që nga zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj e tek drejtoritë rajonale arsimore që shumica drejtohen nga njerëz të kësaj partie, LSI i ka bërë llogaritë për të futur në “thesin” elektoral votuesit e rinj që mbushin moshën për të votuar pikërisht këtë vit.

Nuk janë pak por 40 mijë maturantë që presin të mbarojnë shkollën e mesme dhe t’i drejtohen universiteteve këtë vit. Por fushata e Kryemadhit nuk është vetëm për maturantët e sivjetshëm; ajo kërkon të afrojë edhe maturantët e vjetshëm, të cilët ishin të parët që e filluan universitetin sipas rregullave të reja. Fakti që pranimet në universitet vjet patën shumë probleme dhe konfuzion, i jep më shumë argument LSI-së për të ecur në këtë trashe….veçse ka një problem të madh me ndërgjegjen e tyre: LSI e ka votuar reformën në Kuvend dhe zv/ministrja e tyre, Nora Malaj e ka mbrojtur publikisht.

Nikolla i përgjigjet LSI-së me fushatën “pro” reformës

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka nisur një fushatë në mbrojtje të Reformës në Arsim. Fushata nisi të enjten nga qyteti i Lezhës, ku ajo u takua me Unionin e Studentëve të këtij qyteti. Fushta e ministres jo rastësisht nisi nga ky qytet, ku vetëm disa ditë më parë Monika Kryemadhi dhe Nora Malaj u bënin thirrje maturantëve të dilnin kundër reformës dhe “të mos bënin kompromis me të ardhmen”. Deputetja Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në këtë proces, siç tha ajo, cenojnë të ardhmen e të rinjve. Ajo ka qenë shumë e ashpër në këtë pikë duke sulmuar qeverinë dhe duke premtuar se do ta rikthejnë këtë reformë me votat e LSI-së pas zgjedhjeve.

Kështu, nga Lezha  ka nisur përplasja e parë për votat e të rinjve; vota të cilat LSI i ka strategjike në fushatat e saj. Duke qenë votues për herë të parë, ata s’pari duhen nxitur të votojnë dhe, duke u dhënë një arsye për t’a bërë këtë LSI i prek tek çështja që është e prekshme drejpërdrejt: Arsimi.  Rëndësia e më shumë se 40 mijë votave ka ngritur në këmbë edhe PS-në. Sipas burimeve, Nikolla dhe FRESSH do të udhëheqë fushatën me të rinjtë nëpër rrethe. Fokusi do të jetë mbrojtja e Reformës në Arsim, apo përkthyer në gjuhë elektorale, moslëshimi i 40 mijë votave për të përfunduar tek “thesi” i LSI-së.

Reforma në Arsim, e cila synon të përafrojë standardet e universiteteve shqiptare me ato anglosanksone, ishte një nga mburrjet më të mëdha të kësaj qeverie dhe kundërshtarët e Ramës po synojnë goditjen pikërisht në pikën më të fortë. Nga ana tjetër edhe PD e ka sulmuar reformën duke premtuar rrëzimin e saj nëse vjen në pushtet. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Next Post
Nga Ali PAJAZITI: Përplasjet e shekullit XXI, për ushqim dhe ujë (2)

Nga Ali PAJAZITI: Përplasjet e shekullit XXI, për ushqim dhe ujë (2)

Basha hedh paralele mes Ramës dhe Asadit, sulmon dhe Henri Çilin

Basha hedh paralele mes Ramës dhe Asadit, sulmon dhe Henri Çilin

Pica e Kryeministrit në Zelandën e Re i lë të gjithë pa fjalë (foto)

Pica e Kryeministrit në Zelandën e Re i lë të gjithë pa fjalë (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni