Në çdo vend normal, opozita akuzon pushtetin. Ndërsa në Maqedoni, çuditërisht opozita nuk merret me dështimet e pushtetit, por shpik armiq tjerë. Protagonist është Menduh Thaçi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare, i cili ka akuzuar lëvizjen “BESA” se është prodhuar nga LSDM-ja maqedonase për t`u përdorur si “mish për top” që të vijë në pushtet.
Ndërkohë, vet Thaçi, të shtunën do të ballafaqohet me Kongresin paralel të organizuar nga “Lëvizja për Reforma në PDSH” , së cilës i prinë Zijadin Sela, i cili deklaroi se kongresi të cilin e organizon, është i vërteti, pasi në periudhën e shkuar kanë arritur të mbajnë kuvende zgjedhore në të gjitha degët dhe nëndegët e partisë.
Zijadin Sela është i vetmi kandidat për kryetarë partie, ndërsa siç thotë, ka zgjedhur datën 21 Maj, pasi korrespodon me 21 Majin e vitit 2011 kur është mbajtur kongresi i fundit partiak.
Lëvizja për Reforma kërkon dorëheqjen e Thaçit, ndërkohë që ky në paraqitjen e fundit publike nuk ka komentuar zhvillimet në PDSH. Analistët, siç është Kim Mehmeti, prognozojnë se Sela do t’formojë subjekt tjetër politik, pasi e ka të pamundur ta marë vulën e PDSH-së. /tesheshi.com/