Ish-kryeministri Berisha priti në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Hans-Joachim Falenski dhe Valter Gloss, përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer.
Berisha dhe këshilltari gjerman Falenski diskutuan gjërësisht mbi situatën në vend.
Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanëshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE.
Berisha i shprehu Falenskiy falenderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane.
“Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme,” tha Berisha. /tesheshi.com/