Etrit Berisha ka ruajtur me sukses portën, në takimin gjysmëfinal ndaj Napolit. Skuadra e tij fitoi 1:0, falë golit të Senad Luliq në pjesën e dytë.
Berisha priti disa raste te Napolit, sidomos goditjen e Higuainit në minutën 60.
Takimi ishte i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe me këtë fitore Lazio shkoi në finale, pavarësisht humbjes 1:0 në fushën e vet. Ata në finale takohen me Juventusin. /tesheshi.com/